Foto ilustruese

Lehtësimi për bizneset, hyn në fuqi ndryshimi ligjor për sigurimet shoqërore! Paga maksimale do rritet në vlerë aq sa rritet ajo minimale, jo më me të njëjtën përqindje

18 Gusht 2023, 16:19| Përditesimi: 18 Gusht 2023, 17:36

  • Share

Duke filluar nga dita e sotme, hyn në fuqi ligji për ndryshimet ligjore sa i takon sigurimeve shoqërore me qëllim lehtësimin e punëdhënësit dhe punëmarrësit. Sipas këtij ndryshimi paga maksimale do të do të rritet në të njëjtën kohë me pagën minimale në shkallë vendi.

Deri tani, paga maksimale rritej me të njëjtën përqindje që rritej ajo minimale. Për shembull, kur paga minimale nga 1 prilli u rrit me 6 mijë lekë, ajo maksimale u rrit me rreth 26.5 mijë lekë, duke rënduar ndjeshëm si punëdhënësit ashtu dhe punëmarrësit.

Ndërsa me ndryshimin e ligjit paga minimale rritet me 5 mijë lekë, po me 5 mijë lekë që do të rritet dhe ajo maksimale.

Pra kur paga minimale nga 40 mijë lekë të bëhet 45 mijë lekë, paga maksimale do të rritet me vetëm 5 mijë lekë, nga 22 mijë lekë që do të shtohej nëse do të vazhdohej me formulën e vjetër.

Deri në fund të marsit, sipas të dhënave nga tatimet kishte 23,862 të punësuar, që paguanin sigurime për pagën maksimale prej 149,954 lekësh që tani përfitojnë nga ky ndryshim ligjor.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kujtesa: 18/08/2023 17:39

    Po kështu dhe për pensionet,do të ishte mirë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?