Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu

Lehtësimi i masave/ 6 rregullat që nuk duhen harruar gjatë 'lirisë'

11 Maj 2020, 10:19| Përditesimi: 11 Maj 2020, 10:56

  • Share

TIRANË- Qëndrimi në shtëpi sa më shumë të mundemi, ruajtja e distancës kur dalim dhe kufizimi i kontakteve me personat e tjerë, mbeten sfidat e qytetarëve shqiptarë tashmë që gjithçka po shkon drejt rihapjes. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu thotë se me lehtësimin e masave shtrënguese, duhet treguar kujdes maksimal nga qytetarët për të ruajtur veten dhe të tjerët ndërsa bën apel që kush mundet të krijojë kushtet për të punuar nga shtëpia. Nuk duhet të harrojmë të lajmë duart rregullisht, e nëse kushdo ka shenja të sëmundjes, duhet të qëndrojë i izoluar dhe të telefonojë në numrin e Urgjencës Kombëtare.

"Me lehtësimin e masave shtrënguese, është shumë e rëndësishme që secili prej nesh të tregojë kujdes maksimal për të ruajtur veten dhe të tjerët. Ja disa rregulla të rëndësishme për të kufizuar përhapjen e COVID-19", tha Manastirliu.

Postimi i ministres Ogerta Manastirliu

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Agim Cupja: 11/05/2020 10:45

    Kjo ishte e vetmja gje qe duhet te behej ne mars dhe sdo kishim kete katrahure... ekonomike dhe psikologjike!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?