Lehtësimi gradual, Manastirliu: Jemi në monitorim, kemi përgatitur 4 faza me periudha 2 javore

28 Prill 2020, 22:06| Përditesimi: 28 Prill 2020, 22:10

  • Share

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu foli për "Repolitix" për 4 faza hapje që do të lejojnë monitorimin e kurbës dhe marrjen e vendimeve në lidhje me hapjen dhe lehtësimet gradualet. Manastirliu tha se kjo hapje do të jetë shumë e kujdesshëm dhe një fazë shoqërohet me një periudhë dy javore monitorimi për të parë se si po ecin masat dhe si po funksionojnë lehtësimet me pikatore në lidhje me rastet e reja të infektimit, për të parë nëse do të bëhen apo jo lehtësime të tjera.

"4 fazat e hapjes janë faza që përcaktojnë linjat e një rihapje të kujdesshëm dhe shumë të ngadaltë, por nuk përcaktojnë datat specifike. Ata përcaktojnë një hark kohor të vlerësimit periodik të masave të marra nga hapja e parë dhe se çfarë impakti kanë ato në një periudhë 2 javore. E tillë është edhe hapja që ndodhi këtë javë me hapjen e disa biznese apo krijimin e zonave të gjelbra. Nuk është se po jetojmë pa rregulla, madje dhe në zonat e gjelbra ka rregulla që duhen të respektohen. Që nga dita e hënë qytetarët janë treguar të kujdesshëm, asgjë nuk ka kaluar dhe jemi në mes të saj, Duhet të jetojmë çdo ditë me rregullat që ky virus të mos shpërndahet. Nëse nuk respektojmë masat do të përballemi me valë të tjera që nuk mund t'i përballojmë dot. Është shumë e rëndësishme të ruajmë distancën sociale dhe higjienën në këtë fazë që ndodhemi në mënyrë që të kemi një panoramë të qartë dhe të plotë të masave por dhe kthimit në normalitetin e ri. Vetëm vaksina është ajo që do të garantojë uljen e transmetimit deri në shuarjen e kësaj epidemia", tha Manastirliu.


Lajmi kryesor:

Maskat e detyrueshme? Manastirliu: Po diskutojmë për ato me copë, kirurgjikalet vetëm për mjekët! Task-Forcë për fasoneritë


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?