Xhuliano Skuka dhe Dejvi Bregu

Legjionarët/ Dejvi Bregu gol në Turqi, Xhuliano Skukës i nevojiten shtatë minuta për të shënuar në Slloveni (VIDEO)

22 Tetor 2023, 17:30| Përditesimi: 22 Tetor 2023, 17:48

  • Share

Dejvi Bregu dhe Xhuliano Skuka kanë qenë protagonistë për skuadrat e tyre, përkatësisht në Turqi dhe Slloveni.

Konkretisht, Bregu ia doli të tundë rrjetën për Umraniyespor, që për javën e nëntë në Ligën e Parë turke fitoi 3-2 kundër Manisa. Vlonjati shënoi golin e dytë të ndeshjes për të tijtë, duke mos gabuar në minutën e 59 nga pika e bardhë e penalltisë. Për Bregun ky ishte goli i parë këtë sezon me ekipin që u bashkua në verën që lamë pas.

Në Slloveni, Xhuliano Skuka nuk mundi t'i jepte pikë të tijve. Maribori humbi 2-1 në transfertë me Bravo, kjo për raundin e 13-të në kampionat. Në Ljubjanë, Skuka u fut në minutën e 61 të ndeshjes dhe vetëm pas shtatë minutash në fushë ia doli të tundte rrjetën, pas asistit të Josip Ilicic.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?