Albion Rrahmani

Legjenda Rui Costa futet 'në fushë', Benfica gati 8 milionë euro për Albion Rrahmanin

19 Mars, 21:37| Përditesimi: 19 Mars, 21:41

  • Share

Albion Rrahmani (23 vjeç) është vetëm një hap larg transferimit të madh në karrierën e tij. Pas vetëm një sezoni te Rapidi i Bukureshtit, djaloshi mund të kalojë tek Benfica në Portugali, skuadër që i ka vënë syrin sulmuesit të Kosovës.

Sipas mediave nga Portugalia, legjenda Rui Costa është ai që ka kërkuar Albion Rrahmanin te Benfica. Costa aktualisht është presidenti i “Shqiponjave” dhe është gati të forcojë sulmin e skuadrës që drejton duke transferuar futbollistin për të cilin Rapid kërkon 8 milionë euro.

Sipas glorioso1904.pt, Benfica e ka vënë re Rrahmanin në derbin ndaj Steauas që përfundoi me rezultatin 4-0, ku shqiptari i Kosovës shënoi dopietë.

Trajneri Roger Schmidt ka në dispozicion tre sulmues; Marcos Lenoardo, Arthur Cabral dhe Casper Tengstedt, por gjermani dëshiron një tjetër për të harruar Goncalo Ramos, i cili u largua në PSG verën e kaluar.

Kështu, Costa beson se Albion Rrahmani mund të jetë zëvendësuesi perfekt i Ramosit. 23-vjeçar shqiptar ka shënuar 15 gola dhe 3 asistime në 20 ndeshje, duke përfshirë të gjitha garat.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?