Larry Tesler

Ikona që krijoi 'Copy and Paste', ndërron jetë në moshën 74-vjeçare

20 Shkurt 2020, 15:55| Përditesimi: 20 Shkurt 2020, 16:01

  • Share

Ikona që krijoi “copy and paste”, Larry Tesler ka ndërruar jetë në moshën 74- vjeçare.

Tesler filloi të punojë në “Silicon Valley” në fillim të viteve 1960, në një kohë kur kompjuterët ishin të paarritshëm për shumicën më të madhe të njerëzve.

Sipas BBC, falë risive të tij “cut”, “copy” dhe “paste” bënë që kompjuteri personal të ishte më  i thjeshtë për t’u mësuar dhe përdorur.

Tesler lindi në Bronx, Nju Jork, në vitin 1945 dhe studioi në Universitetin Stanford në Kaliforni.

Pas diplomimit, ai u specializua në programin e brendshëm të kompjuterëve.

Tesler kur ishte i ri

Ai ka punuar për një numër të kompanive  kryesore të teknologjisë gjatë karrierës së tij të gjatë.

Filloi punë në Qendrën Kërkimore Xerox Palo Alto (Parc), përpara se Steve Jobs ta punësonte në Apple, aty ku punoi 17 vite dhe u bë shkencëtari kryesor.

Një nga bindjet më të forta të Tesler ishte për sistemet kompjuterike, të cilat duhet të ndalonin përdorimin e ‘mënyrave’, të cilat ishin të zakonshme në hartimin e softuerëve në atë kohë.

Mënyrat lejojnë përdoruesit të kalojnë midis funksioneve në softuer dhe aplikacione por i bëjnë kompjuterët të kërkojnë kohë dhe të jenë më të  ndërlikuar.

 Aq i fortë ishte ky besim sa që edhe web faqja e tij quhej "nomodes.com", doreza e tij në Twitter ishte "nomodes", madje edhe targa e regjistrimit të makinës së tij ishte "Jo Modës". 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?