Sokol Kushta

Legjenda e Flamurtarit të viteve '80-të, Sokol Kushta vlerësohet me titullin 'Qytetar Nderi i Vlorës'

10 Dhjetor 2022, 15:52| Përditesimi: 10 Dhjetor 2022, 15:56

  • Share

Sokol Kushta, legjenda e Flamurtarit të viteve 80 të ka marrë sot titullin Qytetar nderi i Vlorës, një titull i akorduar një vit më parë nga këshilli bashkiak i Vlorës. Në ceremoninë nderuese njerëz të shquar të sportit shqiptar, familjarë dhe miq të spotitistit vlonjat si dhe deputetë të Vlorës. Aktiviteti  është çelur me himnin kombëtar, ndërsa në ekran është shfaqur jeta sportive e Kushtës, ku u evidentua aktiviteti sportiv brenda dhe jashtë vendit. Ka përshëndetur takimin nderues, kompozitori Shpëtim Kushta, familjar i sportistit si dhe Todi Driza, mjeshtër i madh sporti, ndërsa për gazetarin sportiv Ervin Baku, Kushta hyn tek njerëzit që nderojnë titujt.

Vlerësime për shokun e ekipit edhe uy bënë edhe nga ish kapiteni i Flamurtarit Kreshnik Cipi. Për kreun e  FSHF Armand Duka, Sokol Kushta është pjesë e yllësisë së futbollit shqiptar, ndërsa i ka dhënë atij fanellën legjendare me numrin 7.

Migena Balla, kryetarja e Këshillit Bashkiak të Vlorës i ka dorëzuar Sokol Kushtës titullin "Qytetar Nderi", i Vlores,me motivacionin “Për mjeshtëri të lartë  sportive dhe kontribut  të madh për ngritjen në majat më të larta të klubit  sportive të Flamurtarit  dhe ekipit  kombëtar  të futbollit”, duke u kthyer  në emblemë dhe shembull frymëzimi për sportistët  dhe brezat e rinj.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?