Legalizohet aborti në Meksikë, gjykata e lartë dekriminalizon ndërprerjen e shtatzënisë

7 Shtator 2023, 10:30| Përditesimi: 7 Shtator 2023, 10:33

  • Share

Gjykata e Lartë e Meksikës hodhi poshtë të gjitha dënimet penale federale për abortin, duke vendosur se ligjet kombëtare që ndalonin procedurën ishin jo-kushtetuese dhe shkelnin të drejtat e grave.

Me ketë vendim legalizohet ndërprerja e shtatzënisë në 32 vende të Meksikës. Vendimi do të kërkojë që shërbimi federal i shëndetit publik dhe të gjitha institucionet shëndetësore federale të ofrojnë nderprerjen e shtatzënisë për cilëndo grua që e kërkon atë, raportojnë mediat e huaja.

“Asnjë grua shtatzënë, as ndonjë mjek, nuk do të mund të ndëshkohet për abort”, tha në një deklaratë Grupi i Informacionit për Riprodhimin e Zgjedhur, i njohur me inicialet spanjolle GIRE.

Vendimi erdhi dy vite pasi gjykata vendosi se aborti nuk ishte një krim. Aktivistët e të drejtave të abortit do të duhet të vazhdojnë të kërkojnë legalizimin e tij shtet pas shteti, edhe pse vendimi i fundit i gjykatës së lartë në Meksikë duhet ta bëjë këtë më të lehtë.

Rreth 20 shtete meksikane ende e quajnë abortin si vendim kriminal. Ndërsa gjyqtarët në ato shtete do të duhet t'i binden vendimit të gjykatës, do të kërkohet punë e mëtejshme ligjore për të hequr të gjitha dënimet.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?