Legalizimi i kanabisit mjekësor, Meta: Borxhi i Ramës ndaj narkotrafikantëve për blerjen dhe vjedhjen e zgjedhjeve

29 Qershor 2023, 14:23| Përditesimi: 29 Qershor 2023, 14:50

  • Share

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta thotë se legalizimi i kanabisit është borxhi i detyruar që Rama u kishte trafikantëve të drogës që e ndihmuan për të vjedhur zgjedhjet.

Ai ngre alarmin se edhe në raportet e fundit, Shqipëria konsiderohet Kolumbi e Europës, duke iu referuar raportit të UNODC (Zyra e Kombeve të Bashkuara kundër Drogës dhe Krimit)  ku Shqipëria është identifikuar si një nga vendet kryesore tranzit të trafikimit të heroinës dhe kokainës.

"Pikërisht, në një situatë të tillë kaq të rëndë dhe të përkeqësuar, Rama po legalizon drogën, ndërkohë që Shqipëria prej vitesh konsiderohet ndërkombëtarisht si Kolumbi e Europës.

Është e qartë, se legalizimi i kanabisit nga Rama është borxhi i detyruar, që ai po i paguan narkotrafikantëve për blerjen dhe vjedhjen e zgjedhjeve. Alibia e qeverisë, se legalizimi bëhet për gjoja qëllime shëndetësore është thjesht dhe vetëm një alibi për të justifikuar krimin shtetëror dhe pengmarrjen e qeverisë" tha Meta në një deklaratë per median.

Duke shtuar se vlera dhe pesha e kanabisit në trajtimin mjekësor të patologjive në nivel botëror është praktikisht zero i bën thirrje deputetëve të parlamentit të mos e votojnë pr/ligjin e miratuar më 16 qershor nga qeveria. 

    S.G//ReportTv.al
    Komento
    • Sondazhi i ditës:

      Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?