Legalizim për Kishën e Koplikut dhe Muzeun e Françeskanëve në Shkodër! Lame: Në Shqipëri edhe shtëpitë e Zotit ndërtohen pa leje

25 Dhjetor 2021, 13:35| Përditesimi: 25 Dhjetor 2021, 15:45

  • Share

Çdo vit Kadastra Shqiptare jep me rastin e festave fetare dokumentet e pronësisë për objektet e kultit. Për të respektuar edhe këtë traditë drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame, i ka dorëzuar sot imzot Angelo Massafrës, Ipeshkvi i Dioqezës Shkodër-Pult, certifikatën e legalizimit të Kishës së Koplikut dhe “Muzeut kundër gjenocidit Shkodër” ndërtuar në marrëveshje me Ministrinë e Kulturës nga Provinca Françeskane, “Zonja Nunciatë”.

“Është absurde që shteti shqiptar nuk ka qenë në gjendje që të pajisë me leje që përpara ndërtimit të paktën objektet fetare, duke bërë që të gjendemi përpara nevojës së legalizimit edhe për shtëpitë e Zotit”, tha Lame më ceremoninë e rastit.

Shumica e objekteve fetare të të gjitha Komuniteteve fetare, të ndërtuara rishtazi pas vitit 1991, janë ndërtuar pa leje ndërtimi.

Me kishën e Koplikut dhe muzeun e Franceskanëve, shkon në 162 numri i objekteve të legalizuara të Komunitetit Katolik, ku përmenden kisha, manastire dhe objekte strehimore që kujdesen për shtresa në nevojë. Kisha e Koplikut u ndërtua tërësisht e re pas vitit 1991.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?