Lefter Maliqi

Lefter Maliqi nuk ‘dorëzohet ‘padit në SPAK kryebashkiakun e Kuçovës: Ka financuar një biznesmen në zonë për të blerë votat, është me keq se Gjici

21 Korrik 2023, 10:30| Përditesimi: 21 Korrik 2023, 11:15

  • Share

Kandidati humbës i dyshes Berisha-Meta për bashkinë Kuçovë, Lefter Maliqi vijon të pretendojë se i janë blerë votat.

Paraditen e kësaj të premte, Maliqi dorëzoi një tjetër padi ndaj kryetarit të Bashkisë, Kreshnik Hajdari në Prokurorinë e Posaçme SPAK dhe biznesmenit Pëllumb Salillari, si personi që ka financuar në zonë në blerjen e votave.

“E patë vendimit politk të KAS dhe kolegjit zgjedhor. Jam këtu për dy kallëzime sepse nga të gjitha hetimet më bënte habi se kush e mbron këtë që ëhstë me keq se Gjici. Një njeri që s’di të lidhë dy fjalë”- tha Maliqi.

Kujtojmë se pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për zgjedhjet në Bashkinë Kuçovë, Maliqi përpos se nuk u bind, hodhi edhe akuza. Kandidati i dyshes Berisha-Meta e cilësoi si politik duke shtuar se sot fitoi korrupsioni e krimi. Po ashtu, në një dalje për mediat aludoi se raportet e ndërkombëtarëve për zgjedhjet e 14 majit do të dalin 'të zeza'.

Rinumërimi në Kolegjin Zgjedhor i 18 kutive në Bashkinë e Kuçovës, u bë pas kërkesës së bërë nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” dhe Lefter Maliqi. Pala paditëse pretendonte se kutitë e votimit nuk kanë patur proces verbal dorëzimi, ndërsa kanë qenë jashtë fokusit të kamerës për të paktën dy orë.  Në garë për Bashkinë e Kuçovës ishte Kreshnik Hajdari i Partisë Socialiste, i cili fitoi me mbi 600 diferencë ndaj Lefter Maliqit të Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, teksa i treti u rendit Ilirjan Koxhaj i Partisë Demokratike.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mergimtari: 21/07/2023 14:09

    Qe "Bashke Fitojme"nuk e pranon humbjen nuk eshte ndonje risi.Lefteri e lefteret duhet te jene te bindur tek verdikti i votimit.Sa per padin e ngritur,pa e paragjykuar,eshte nje perpjekie e deshperuar.Behu me civil zoti Maliqi.

    Përgjigju
  • Berti: 21/07/2023 10:57

    Lefter ktheju leket qe ju more borxh per fushate cunave te Lumasit qe rrine ne Londer se 300 mije euro ju more e as 100 nuk hodhe prandaj humbe hahahahaha . Ke 20 vjet qe ben gam gam sa here qe humb , vetem ty kokrra e mutit ti vidhkan votat ytttt rrace dobici .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?