Lefter Alla kërkon sërish lirinë në GJKKO për shkak të problemeve shëndetësore: Nuk jam në gjendje të përballoj burgun

26 Qershor 2023, 09:55| Përditesimi: 26 Qershor 2023, 12:23

  • Share

TIRANË- Ish kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla vijon përpjekjet me drejtësinë për t’u liruar nga qelia, me pretendimin se është sëmurë dhe se qëndrimi prapa hekurave i rrezikon jetën. Gazetarja e Report Tv, Keti Banushi mëson se ditën e sotme, avokati Allës ka dorëzuar në GJKKO kërkesën për lirimin nga qelia, ndërsa kanë bashkangjitur edhe rezultatet e raportit mjekësor. Sipas ekspertëve, Alla ka probleme shëndetësore me zemrën dhe se qëndrimi në qeli nuk është i përshtatshëm për gjendjen e tij.

Sipas avokatit, Hysni Demiraj, i cili i referohet edhe ekspertizës për gjendjen shëndetësore ka rezultuar se Alla nuk është në gjendje të përballojë burgun. Seanca e radhës nga gjykata u la në 29 korrik orën 13:30. Lefter Alla pas arrestimit u shtrua në spitalin e burgut për shkak të problemeve shëndetësore.

Ish-kryebashkiaku i Bulziës, Lefter Alla, u arrestua më 15 mars bashkë me 12 persona të tjerë, 7 prej tyre zyrtarë të bashkisë. Ata ranë në pranga për abuzim me një tender me vlerë rreth 3 milionë euro për ujësjellësin dhe kanalizimet në lagjen e vjetër Bulqizë.

Në pranga ka rënë edhe nënkryetarja e Bashkisë, Enkeleda Lleshi. Arrestimi i tyre është bërë pasi akuzohen se kanë favorizuar të afërmin e Lefter Allës, Aqif Koneshën, i cili ka kryer punimet e ujësjellësit të ri. Më 18 mars, GJKKO caktoi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për kryebashkiakun e Bulqizës, dhe zyrtarët e tjerë të arrestuar. Gjatë dëshmisë së tij, Alla i konsideroi akuzat si sulme politike ndaj tij.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 27/06/2023 01:45

    Vetem me probleme zemre?! Doktoret duhet t'a kishin nxjerre shtatzane sic e nxorri kolegu i tyre ate kengetaren, qe u kap ne kufi me dy pistoleta ne cante,nje te vertete e nje cakmak.

    Përgjigju
  • Ceni: 26/06/2023 14:10

    If can’t do time don’t do crime!!

    Përgjigju
  • Klodi: 26/06/2023 10:36

    Milionat i perballove o hajdut...burgun nuk e perballon dot

    Përgjigju
  • Tutu: 26/06/2023 10:17

    Mos e beje veten per burg o mik… po e dije qe nuk e perballon dot burgun…!!

    Përgjigju
  • Or tej: 26/06/2023 09:59

    Burgu eshte per burra e jo per legena or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?