Charles Leclerc

Leclerc shtang fansat e Ferrarit: Nuk po mendoj rinovimin me 'Kokëkuqen'

22 Shkurt 2023, 16:57
  • Share

Formula 1 nis sezonin e ri 2023 në 5 mars me Çmimin e Madh të Bahreinit. Tanimë skuadrat janë duke bërë provat e fundit me modelet e reja të makinave. Ferrari me modelin e ri SF-23 do kërkojë që të rivalizojë për titullin kampion, me pilotin Charles Leclerc që kërkon suksesin. Provat e kryera në Maranello dhe mundësia për rinovimin, këto janë disa nga temat e cekura nga piloti i Ferrarit.

"Mund ta ndjej ndryshimin në krahasim me makinën e vitit 2022, por është e vështirë për ta kuptuar plotësisht. Mendoj se po shkojmë në drejtimin e duhur, por është shumë herët për të nxjerrë përfundime. Për sa i përket objektivave, ne kemi punuar intensivisht mbi gabimet që u shfaqën gjatë sezonit të kaluar. Javët e fundit kemi bërë një punë të shkëlqyer me simulatorin, nga i cili kanë dalë rezultate pozitive", tha fillimisht Leclerc.

Më pas piloti i "Kokëkuqes" foli edhe për të ardhmen, duke thënë se nuk e ka në mendje një rinovim.

"Tani e rëndësishme për mua është të jem konkurrues. Rinovimi i kontratës nuk është në qendër të mendimeve të mia, edhe sepse kanë mbetur ende dy vjet për të përfunduar kontrata. Ka shumë kohë për të trajtuar çështjen, do ta dimë kur të jetë koha e duhur për të folur për të", tha Leclerc.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?