Itali/ Sekuestrohen 450 kg drogë dhe armë, dyshohet për trafik të paligjshëm nga Shqipëria (VIDEO)

19 Shkurt 2020, 11:58| Përditesimi: 19 Shkurt 2020, 15:43

  • Share

Më shumë se 500 kg drogë të sekuestruara, së bashku me disa armë zjarri dhe arrestimin e një personi, ky është rezultati i arritur gjatë një operacioni të zhvilluar nga Guardia di Finanza e Leçes, në Itali.

Gjithçka filloi kur gjatë patrullimit të Njësisë policore Ekonomiko-Financiare në Rrugën Lecce-Torre Chianca, u vu re se një automjet jashtë rrugës po tërhiqte përmes një kareli një varkë rreth 6 m të gjatë, pa të dhëna identifikimi dhe me një motor të madh në bord.

Megjithëse varka ishte e pajisur me rrjeta për peshkim, trupat e Guardia di Finanza dyshuan se në varkë mund të fshihej diçka, prandaj vendosën të kryenin një seri hetimesh me ndihmën e Sallës së Operacioneve për të gjurmoni pronarin dhe drejtuesin e automjetit në fjalë, i cili u zbulua se ishte CM, nga Lecce, 45 vjeç.

Burri u raportua se kishte disa precedentë të mëparshëm policorë në fushën e trafikut të drogës.

Me këto të dhëna 45-vjeçari u vu nën gjurmim për të parë se ku ai do ta çonte varkën, me dyshimin se ai e kishte përdorur atë për ndonjë trafik të paligjshëm, mbase me anën tjetër të Adriatikut.

1582110275_1582110163unnamed.jpg

Droga e sekuestruar

Më pas, afër Borgo San Nicola, Guardia di Finanza identifikoi varkën të fshehur në një shtëpi me mure rrethues të lartë.

Trupat e Guardia di Finanza dhe forca të policisë pas kontrollit gjetën në varkë 450 kilogramë marihuanë e ndarë në 219 pako; 75 kilogramë hashash të ndarë në 31 pako; 3.5 litra vaj hashashi me një peshë prej 3 kilogramësh, kurse në ambientet e shtëpisë u gjetën dhe sekuestruan armë dhe municione, ndër të cilat: dy armë kalibri 4,5mm,  pushkët, një pistoletë e tipit Beretta kalibër 4,5 mm, një pistoletë kalibër 8mm me 23 fishekë.

45 vjeçari C.M u arrestua dhe u dërgua në "Borgo San Nicola" në Lecce në dispozicion të Autoritetit Gjyqësor.

Sasia e madhe e drogës së sekuestruar mendohet se do shërbente për furnizimin e  gjithë tregut vendor dhe ndoshta dhe atë kombëtar.

Hetimet e Guardia di Finanza janë shtrirë edhe në pistën e mundësisë se droga dhe armët e sekuestruara  mund të jenë pjesë e trafikut me vendet bregdetare të Adriatikut të poshtëm, përfshi Shqipërinë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbëri: 19/02/2020 18:48

    E gjithë kjo drog vie nga serbia sepse në serbi mbillet nga vet qeveria serbe në vojvodinë ...!

    Përgjigju
  • Labi: 19/02/2020 17:35

    Jo mo korcar nga devolli

    Përgjigju
  • Selami: 19/02/2020 13:08

    Nga Vlora? Vlonjate?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?