James dhe Jokic

LeBron James s'ia del, Nuggets fitojnë me Lakers dhe shkojnë në finalen e madhe të NBA

23 Maj 2023, 12:31| Përditesimi: 23 Maj 2023, 12:32

  • Share

Denver Nuggets siguruan fitoren e katërt në po aq ndeshje në finalen e madhe të Konferencës së Perëndimit ndaj Los Angeles Lakers. Nuggets triumfuan me dy pikë epërsi 111-113 duke ngritur epërsinë në 4-0 në seri dhe u kualifikuar për finalen e madhe.

Fantastike ndeshja në Los Angeles me vendasit që bën të pamundurën për ta fituar, por në çastet e fundit dështuan ta bënin një gjë të tillë. LeBron James ishte i jashtëzakonshëm në këtë sfidë me 40 pikë, 10 kërcime e nëntë asistime, derisa Anthony Davis shtoi 21 pikë e 14 kërcime, por që nuk ishin të mjaftueshme për fitoren e Lakers.

Te miqtë më efikasi ishte Nikola Jokic me 30 pikë, 14 kërcime e 13 asistime, teksa Murray shtoi 25 të tjera për fitoren e katërt në finalen e Konferencës së Perëndimit. Kështu Nuggets janë finalistët e parë në NBA dhe presin finalistin e dytë që do të vije nga dueli Miami Heat(3) – (0) Boston Celtics.

 

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?