Le Petit Marseillais (1916)/ Esat Pasha, pas vizitës së tij në frontin franko-gjerman, i dërgoi kryeministrit francez këtë telegram

31 Janar 2020, 08:11| Përditesimi: 31 Janar 2020, 08:15

  • Share

“Le Petit Marseillais” ka botuar, të shtunën e 8 prillit 1916, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me telegramin e Esat Pashë Toptanit dërguar asokohe kryeministrit francez, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Esat Pasha u kthye nga Fronti

 

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Paris, 7 prill.

Gjenerali Esat Pasha i dërgoi telegramin e mëposhtëm Presidentit të Këshillit me rastin e vizitës së tij në frontin francez :

Gjeneral Esat Pasha, President i Qeverisë shqiptare, për Shkëlqesinë e Tij z. Briand, President i Këshillit, në Paris.

Falënderoj përzemërsisht Shkëlqesinë Tuaj që më dha mundësinë, aq shumë të dëshiruar nga unë, që të shkoj dhe të përshëndes në postin e tyre luftarak ushtarët e ushtrive guximtare të Republikës.

Do të mbaj një përshtypje të palëkundur të heronjve, të cilët përballen, sot, me gjoksin e tyre prej luani të pathyeshëm për të mbrojtur atdheun e tyre, si dhe për të mbrojtur të drejtat dhe liritë e kombeve.

G.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?