Esmerald Xhafa

Kronikë

Lë makinën me drogë dhe arratiset në këmbë, policia angleze ‘ngre’ helikopterët për të arrestuar 27-vjeçarin shqiptar që punonte në ‘shtëpinë e barit’

21 Korrik 2021, 07:53| Përditesimi: 21 Korrik 2021, 05:59

  • Share

Esmerald Xhafa, 27 -vjeç është arrestuar nga policia angleze në Boroughbridge, pasi ishte akuzuar nga gjykata për posedim droge dhe prodhim kanabisi.

I riu shqiptar, kur vu re se po ndiqej nga policia, la makinën dhe u arratis në këmbë, në një fushë buzë autostradës, ndërkohë që policia angleze e ndoqi me helikopter, derisa arriti që ta prangoste.

Pas kontrolleve në mjetin e tij tip ‘BMW,' u gjetën mbi 15 kg kanabis dhe 273 paund. I riu ndodhet aktualisht në ambientet e paraburgimit dhe ka refuzuar t’i përgjigjet pyetjeve të policisë.

Pas arrestimit, policia kreu kontrolle edhe në apartamentin ku jetonte 27-vjeçari, ku ka gjetur 56 bimë kanabisi në papafingo.

Avokati mbrojtës i Xhafës, tha se shqiptari ndodhej në Angli për një jetë më të mirë, për veten dhe familjen e tij dhe për këtë arsye u përfshi në një bandë të organizuar-kriminale.

Avokati tha se ai ka tentuar disa herë të hiqte dorë, por eprorët, e detyronin të qëndronte i nënshtruar ndaj tyre dhe të mos braktiste ‘shtëpinë e barit’ ku punonte.

Pas këtyre dëshmive, gjykatësi Simon Hickey vendosi ta dënojë shqiptarin me 28 muaj burg.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 21/07/2021 23:57

    E keni mesuar te gjithe si gjeli kengen kete justifikim e kujtoni se beni te zgjuarin me drejtesine. Te gjithe emigrante jemi,e kemi filluar nga 0,por nuk jemi te gjithe kaq <<me nxitim>> e kaq <<ne hall>> per nje jete me te mire!!

    Përgjigju
    • flori: 23/07/2021 20:43

      Varet se cfare do te arrish ne jete dhe sa ambicje ke.Disa gjera nuk arrihen me djerse sado te punosh

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?