“Vrisni veten”/ Vangjel Dule i
përgjigjet Ramës: Mburravec!

2 Prill 2017, 20:31| Përditesimi:

  • Share
"Nëse PD do të kryejë vetëvrasje me zotin Nardi dhe zotin Vangjeli është e lirë ta bëjë, se ka kush bën opozitë për ta".
 
Kjo deklaratë e Ramës në komunikimin javor në faqen e tij në Facebook ka sjellë reagimin e kreut të PBDNJ, Dule.
 
Ai përmes një statusi në Twitter e përshkruan Ramën me termin “braggadocio”, që përkthehet në mburravec.
 
"Përroi psikik" i radhës i z Rama, aktualizon një sugjerim të kahershëm për të: Hidhi një sy termit "braggadocio" në një fjalor prestigjioz”, shkruan Vangjel Dule.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?