“Tano Karidi” i
Oktapodit vjen në Tiranë

13 Tetor 2012, 20:33| Përditesimi:

  • Share
Remo Girone, aktori i njohur italian, të cilin publiku shqiptar e njeh veçanërisht për rolin e tij të Tano Karidit në filmin “Oktapodi”, do të jetë në Tiranë gjatë ditëve të para të nëntorit. Girone ka konfirmuar praninë e tij në edicionin e 13-të Festivalit të Filmit Shqiptar.

Ky fakt është konfirmuar gjatë konferencës së djeshme për shtyp të drejtorit të Qendrës Kombëtare Kinematografike, Artan Minarollit, producentit dhe përfaqësuesit të Giffonit në Shqipëri, Namik Ajazit dhe Caludio Gubitosit, drejtori i Giffoni Film Festival, që këtë vit ka dhënë ndihmesën e tij për realizimin e festivalit. “Me Giffonin do të jemi pjesë e Festivalit të Filmit Shqiptar si partnerë dhe do të bashkëpunojmë në shumë nivele si organizatorë. Së pari duke sjellë artistë italianë dhe tashmë Remo Girone e pranoi ftesën”.

Me të do të bisedoj edhe për të zhvilluar një mastercclas me studentët. Kemi ftuar dhe Raul Boven, një artist tjetër italian si kontributi ynë për 100- vjetorin tuaj të pavarësisë”, ka theksuar Claudio Gubitosi, i me këtë rast Universitetin e Arteve që i akordoi “Honoris Causa'.

Një ftesë zyrtare i është ccuar edhe aktorit De Niro, por drejtuesit e festivalit ende nuk kanë marë përgjigje. Festivali i Filmit Shqiptar do të zhvillohet në Kinema “Millennium” dhe në gjithë hapsirën dhe anekset e pedonales, nga data 3 deri në 9 nëntor, ditë në të cilat sipas organizatorëve pritet të kthehen në një festë të madhe të filmit shqiptar mbarëkombëtar, pasi në program janë përzgjedhur edhe filma nga Kosova e Maqedonia.

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?