“Taken 2", në ndjekje të shqiptarëve

22 Tetor 2012, 20:06| Përditesimi:

  • Share
Ndërsa gjendet në Stamboll, ish agjenti i CIA-s, Bryan Mills ndiqet papritur nga ish e shoqja Lenore dhe vajza e tij, Kim. Por qetësia e asaj që konsiderohet si një pushim i bukur familjar tronditet menjëherë: babai i një prej kriminelëve të vrarë katër vite më parë nga Mills, gjatë aksionit që ai realizoi për lirimin e vajzës së tij, të marrë peng, kërkon shpagim. Këtë herë është radha e Lenore që të bjerë në duart e rrëmbyesëve dhe më pas edhe radha e agjentit Mills. Ai duhet të mbështetet në ndihmën e Kim për ta shpëtuar dhe për të shmangur një kërcënim të ri.

Kështu vajza shihet duke rendur nga njëra cati në tjetrën, duke transportuar një cantë me bomba që i duhen babait të saj, cili pas një sërë taktikash ia del mbanë të shpëtojë familjen dhe të eliminojë një nga një kundërshtarët e tij. Ky është filmi "Taken 2" që sheh për protagonistë aktorët Liam Neeson, Maggie Grace, Famke Janssen dhe Rade Serbedzija.

Aksioni triller është vijimi i filmit të parë "Taken" që doli në kinema në vitin 2008. Filmi është drejtuar nga regjisori me origjinë franceze Olivier Megaton. Skenari i filmit i cili ka përfshirë në personazhet e historisë së tij edhe shqiptarë, është francezi Luc Besson njëherësh edhe producent i këtij filmi që nga seria e parë në vitin 2008.

Filmi ka marrë kritika të përziera ndërsa në fundjavën e tij të parë në kinematë amerikane është pozicionuar në krye të arkëtimeve me 50 milionë dollarë të ardhura nga shitjet e biletave.

Shkrimi u botua ne suplementin FUNDJAVA te se perditshmes SHQIPTARJA.com

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?