“Shtëpia e Bernarda Albës” në
Tepelenë, Ksamil e Gjirokastë

26 Prill 2013, 02:45| Përditesimi:

  • Share
“Shtëpia e Bernarda Albës” vazhdon turneun në Shqipëri, kryesisht në ato qytete të braktisura nga teatri. Këtë fundjavë, shfaqja e regjisorit Kiço Londo do të jetë në datën 26 prill në Tepelenë, në datën 27 në Ksamil dhe në datën 28 në Gjirokastër.

“Shtëpia e Bernarda Albës” e Garcia Lorkës ju bën pjesëmarrës në dramën e pasionit, pushtetit dhe mungesës së lirisë. 6 vajza në kërkim të pasionit erotik të ndrydhur. Një Bernardë, e obsesionuar nga konceptet e nderit dhe traditës.

Një gjyshe e burgosur nga e bija. Në një ambient uji, vajzat ndjellin dëshirat seksuale. Bukuria korruptohet, sugjeron Lorka, në një ambient ku njerëzit nuk lejohen të shijojnë dhe përjetojnë pasionet e tyre.

Interpretojnë aktoret e mirënjohura Luiza Xhuvani dhe Roza Anagnosti si dhe Erjona Kakeli, Adriana Tolka, Mirela Naska, Ermira Hysaj, Esela Pysqyli dhe Klodiana Keco.

Teatri Shëtitës pas udhëtimit me “Shtëpinë e Bernarda Albës” në Vlorë, Shkodër, Burrel, Rrëshen, Patos, Sarandë do ta mbyllë turneun me shfaqjen për fëmijë “Udhëtim me diellin” të autores Milena Selimi me regji të Endri Çelës, në Peshkopi.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 26.04.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?