“Nëntori i dytë” e “Anija” i Sejkos
çelin Festivalin e 13-të të Filmit shqipta

3 Nëntor 2012, 21:25| Përditesimi:

  • Share
TIRANE - Në kuadër të aktiviteteve për 100 vjetorin e Pavarësisë është çelur në Tiranë Festivali i 13-të i Filmit shqiptar. Të pranishëm në çeljen e këtij evenimenti kanë qenë ministrat Aldo Bumçi, Edmond Haxhinasto si dhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, aktorë të njohur, regjisorë, e artdashës të shumtë.

Regjisori Artan Minarolli çeli aktivitetin, që u përshëndet dhe nga aktori i mirënjohur Robert Ndrenika, si president nderi i këtij festivali, dhe ministri i Kulturës, Aldo Bumçi.

Dy filmat e shfaqur në kinema “Millenium 2” kanë qenë “Nëntori i dytë” si dhe filmi dokumentar “Anija” nga gazetari Roland Sejko, që sjell historinë reale të disa shqiptarëve që janë larguar nga Shqipëria në vitet ‘90 përmes detit.

(jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?