“Instituti Italian i Kulturës” së shpejti
në seli të re, përurimi më 13 maj

2 Maj 2013, 12:15| Përditesimi:

  • Share
Selia e re e “Institutit Italian të Kulturës” e cila është transferuar në qendër pranë Pallatit të Kulturës në Tiranë, pritet të përurohet më 13 maj.

Përveç përurimit, i cili do të festohet me një spektakël të veçantë kërcimi mbi Fasadën e Pallatit të Kulturës, gjatë muajit maj parashikohen një sërë aktivitetesh artistike. Datat 13 dhe 14 maj do t’i dedikohen aktivitetit të dyfishtë “Brenda dhe Jashtë” dhe përurimit zyrtar të selisë së re të Institutit Italian të Kulturës.

Në 13 maj, në orën 19.30, brenda ambienteve të reja Pallatit të Kulturës dhe në prani të Ambasadorit të Italisë, do të përurohet ekspozita "Ushqimi në vizatimet e Fellinit", kushtuar regjisorit të madh nga Rimini me rastin e 20-vjetorit të ndarjes nga jeta.

Ndërkohë jashtë ambienteve do të organizohet një shfaqje ku në bazë të saj do të jetë kërcimi vertikal, e cila do të vi nga kompania teatrore “Il posto”. Në ditët në vijim të muajit maj organizatorët e “Institutit Italian të Kulturës” kanë parashikuar për publikun shqiptar një axhendë të pasur aktivitetesh.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?