“Fito Fito”, 700.000 Lekë shkojnë në
Fushë Krujë , çmime të tjera në Vlorë

6 Tetor 2014, 13:03| Përditesimi:

  • Share
 “Gara” e fitores së çmimeve të mëdha me “Fito Fito” produkt i Lotarisë Kombëtare e hapur çdo ditë të javës. Të gjithë personat në moshë madhore, mund të luajnë, argëtohen dhe fitojnë çdo ditë të javës.

Vetëm dy javë nga lançimi i produktit më të ri të Lotarisë Kombëtare, lojës “Fito Fito” dhe menjëherë fati ka trokitur për fituesit e parë.

Një lojtar fatlum nga Fushë Kruja ka fituar  çmimin e kategorisë së parë prej 700.000 Lekë (të reja) në shortin e datës 4 Tetor 2014.

Fituesi nga Fushë Kruja ka arritur të parashikojë saktë katër shifra numerike ndërsa simboli i fatit i përzgjedhur automatikisht nga sistemi ka rezultuar me të vërtetë fatsjellës për të, pasi në shortin e datës 4 Tetor numrat dhe simboli fatsjellës në parashikimin e tij rezultuan fituese.

Fituesi nga Fushë Kruja  ka qenë dy herë me fat, teksa ai ka dorëzuar një skedë të plotësuar të “Fito Fito” për ta kaluar atë në terminalin e lojës, në ekranin e terminalit është shfaqur njoftimi për një kupon me një lojë  falas në “Fito Fito”. Ky kupon i ka dhënë mundësinë lojtarit nga Fushë Kruja që të bëjë edhe një tjetër parashikim falas. Dhe ka qenë pikërisht parashikimi tek kjo biletë falas që ka rezultuar fituese dhe që ka shndërruar atmosferën në shtëpinë e tij në një festë të vërtetë.

Por surprizat me “Fito Fito” nuk mbarojnë me kaq sepse mundësitë që ky produkt ofron për të fituar janë pafund. Edhe dy lojtarë të tjerë nga Vlora kanë pasur shansin e artë që të fitojnë çmimin e kategorisë së dytë në shortin e datës 4 Tetor, duke përfituar nga 20.000 Lekë (të reja), secili.
Skedat “Fito Fito” gjenden në pikat e shitjes në të gjithë Shqipërinë, kudo ku shihni logon e kompanisë Lotaria Kombëtare. Për të bërë një parashikim ju duhet të zgjidhin nga një numër në secilën prej kolonave të të njëjtës fushë. Pasi të keni zgjedhur 4 numrat tuaj të fatit, sistemi do t’i shtojë biletës tuaj edhe një nga simbolet fatsjellëse: Breshkë; Patkua; Monedhë ose Tërfil.

Çmimet e lojës “Fito Fito” janë të përcaktuara dhe nuk ndikohen nga numri i biletave të shitura. Lojtarët mund të fitojnë çdo ditë deri në 700.000 Lekë (të reja), si dhe shumë çmime të tjera interesante.

Në total janë pesë kategori të ndryshme çmimesh, të cilat u japin mundësi pa fund për t’u argëtuar dhe fituar çdo ditë.
 
Tabela e çmimeve
Kategoria Çmimi fitues në Lekë
Kategoria e 1-rë: katër shifrat numerike + simboli 700,000
Kategoria e 2-të:katër shifrat numerike 20,000
Kategoria e 3-të: tre shifrat e fundit numerike 1,661
Kategoria e 4-rt: dy shifrat e fundit numerike 161
Kategoria e 5-të:vetëm shifra e fundit numerike 50
 
Shortet e lojës “Fito Fito” hidhen çdo ditë dhe të gjithë personat në moshë madhore mund të luajnë, argëtohen dhe fitojnë çdo ditë.


Lotaria Kombëtare, pjesë e grupit Austrian Lotteries, nga data 15 Shtator, ka vënë në dispozicion të të gjithë shqiptarëve produktin e saj të tretë: “Fito Fito”. Kjo është një lojë e re, tërheqëse, tepër argëtuese dhe mbi të gjitha me mundësi të mëdha fitimi. Çmimi i një parashikimi në lojën “Fito Fito” është 50 lekë. Të gjithë personat e interesuar mund të luajnë çdo ditë të javës me “Fito Fito” dhe në fund të ditës, pas orës 19:45, mund të mësojnë rezultatet e lojës. Çmimet e lojës “Fito Fito” janë të përcaktuara dhe nuk ndikohen nga numri i biletave të shitura. Lojtarët mund të fitojnë çdo ditë deri në 700.000 Lekë (të reja), si dhe shumë çmime të tjera interesante.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?