“Conchita shqiptare”: Nuk jam gay,
thjesht kam lyer pak sytë

12 Korrik 2014, 11:51| Përditesimi:

  • Share
Ai është përfolur në media si një kopjues i fitueses së Eurovzion, Conchita, madje këngëtari Deni tashmë ka marrë epitetin “Conchita shqiptare”. Por në një intervistë për mediat Deni ka mohuar të jetë gay.

“Unë përfaqësoj veten dhe nuk kam veshur as fustan, as këpucë me taka, thjesht kam grimuar sytë. Nuk kam vënë as paruke dhe nuk e kuptoj ku është ngjashmëria.

Mendoj që është një temë që identifikon një grup njerëzish pa identitet, që janë kot. Unë nuk jam pjesë e kësaj, por në pamje të parë dukem sikur jam pjesë për shkak të veshjes, apo intepretimit.

E gjithë kjo është një film,”-është shprehur Deni. Kënga për të cilin këngëtari është kritikuar në media titullohet “Crazy” dhe është publikuar në YouTube.

deni conchita shqiptare

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?