“Ajo që unë e quaj harresë”,
Prelocaj vjen në TOB

23 Tetor 2012, 14:57| Përditesimi:

  • Share
Kamera e “Rreze Dielli” këtë radhë ishte “Teatrin e Operas dhe Baletit” ku prej disa ditësh ka nisur të shfaqet baleti i koreografit shqiptar, i cili jeton në Francë, Angjelin Prelocaj.

Vepra titullohet “Ajo që unë e quaj harresë” dhe vjen për publikun shqiptar si një risi pasi në të ndërthuret teksti me lëvizjet.

Megjithatë për shkak të angazhimeve të shumta koreografi i njohur nuk ka mundur të jetë në Shqipëri për shfaqen e tij.

Një trupë prej 6 balerinësh dhe një aktori sjellin këtë vepër, e cila bazohet në një histori të vërtetë në ndodhur në Francë.

Sipas asistentit artistik të Prelocaj, Youri Van Den Bousek, subjekti i kësaj vepre ka të bëjë me vrasjen e një personi, i cili vjedh një shishe birre në një supermarket.

Van Den Bousek gjithashtu u shpreh shfaqja është mirëpritur nga publiku dhe që është mjaft i kënaqur me reagimet.

Për mikrofonin e “Rreze Dielli” është prononcuar edhe një nga balerinët e trupës së Prelocaj, Nicolas Zemmour, i cili ka thënë së ndihej i lumtur dhe i nderuar që prej tre vjetësh punonte me koreografin Prelocaj.

Edhe komediani Laurent Casanave u shpreh se kjo shfaqe i pëlqente pa masë për shkak të kombinimit të teatrit dhe baletit, të cilat janë dy universe të ndryshme të cilat arrijnë të shkrihen dhe të japin diçka të veçantë.

(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?