Kreu i zgjedhur i Këshillit Komunal Prishtinë, Fehmi Kupina

LDK-PDK bashkojnë votat, zgjedhin kryetarin e Këshillit Komunal të Prishtinës

5 Janar 2022, 12:33| Përditesimi: 5 Janar 2022, 12:35

  • Share

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë arritur marrëveshje për bashkëqeverisje në Këshillin Komunal në Prishtinë duke bashkuar votat dhe zgjedhur drejtuesin e saj. Në krye të këshillit komunal u zgjodh Fehmi Kupina i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili mori votat e nevojshme në raundin e tretë të votimit.

Pas zgjedhjes së tij, Kupina tha se ky mandat do të jetë i angazhimit të pandalshëm për përmbushjen e kërkesave të qytetarëve.

“Sot zyrtarisht po e fillojmë një mandat të ri. Ky mandat do të jetë vazhdim i përkushtimit, punës, angazhimit të pandalshëm për të përmbushur kërkesat dhe nevojat e qytetarëve. Dua të urojë anëtarët e posazgjedhur  tët Kuvendit Komunal të Prishtinës duke iu dëshiruar sukses dhe punë të pa ndal”, ka thënë ai. 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?