Lazio përmbys Interin dhe merr vendin e dytë, fiton Napoli dhe ngec Real Madrid (VIDEO)

17 Shkurt 2020, 09:16| Përditesimi: 17 Shkurt 2020, 10:02

  • Share

Lazio është skuadra anti-Juventus në Serinë A. Bardhekaltërit fituan me përmbysje ndaj Interit 2-1 në “Olimpico” duke parakaluar Interin në klasifikim dhe mbeten vetëm një pikë larg Juventusit kryesues. Zikaltërit e mbyllën pjesën e parë në avantazh falë golit të shënuar nga Ashley Young por në 45 minutat e dytë gjithçka ndryshoi.

Ciro Immobile barazoi fillimisht me një penallti të shkaktuar nga ishi De Vrij duke mposhtur Padellin. Goli i fitores për Lazion vjen në minutën e 69-të dhe ai që ngre peshë tifozët lacial ishte Sergej Milinkovic Savic që e dërgon topin pas shpinës së portierit zikaltër. Interi humbet pas 4 muajsh ndërsa zbret në vend të tretë.Sonte luhet Milan-Torino.

Napoli rikthehet menjëherë  tek fitorja. Protagonist ishte edhe Hysaj që dha pasimin tek goli i mrekullueshëm i shënuar nga Mertens në fitoren 1-0 ndaj Cagliarit në transfertë. Për Napolin janë pikë të artë për zonën europiane.

Surprizë e madhe në La Liga. Kryesuesit e Real Madrid ngecën në barazim në “Santiago Bernabeu”  2-2 ndaj Celta Vigos. Miqtë kaluan në avantazh shumë shpejt me golin e Smolov por djemtë e Zidane do e përmbysnin rezultatin në pjesën e dytë. Fillimisht barazoi Toni Kroos dhe më pas shënoi kapiteni Sergio Ramos me penallti dhe bëri që Real të rikthente ndeshjen në favor. Dushi i ftohtë për Realin do të vinte 5 minuta nga fundi. Santi Mina barazoi dhe bën që Reali tashmë të jetë vetëm një pikë larg Barcelonës.

Arsenali fitoi me poker golash ndaj Newcastle 4-0 dhe merr pikë të rëndësishme në garën për në Kupat e Europës. Golat u shënuan të gjithë në fraksionin e dytë me Aubameyang,Pepe, Ozil dhe Lacazette. Sonte luhet superndeshja Chelsea-Manchester United./ Përgatiti Andi Kapxhiu

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?