Lazio e Leipzig eliminohen nga Europa League, Arsenal dhe Atletico kualifikohen pa shkëlqim

12 Prill 2018, 23:18| Përditesimi: 12 Prill 2018, 23:20

  • Share

Kur mendohej se Lazio e kishte siguruar kalimin në gjysmëfinale të Europa League, ka ndodhur ajo që pak e prisnin. Skuadra vendase e Salzburg ka fituar në shtëpi me rezultatin 4-1, duke bërë të pavlefshëm suksesin e lacialëve në Romës, në shifrat 4-2.

Një fitore më përmbysje e ekipit austriak. Gjithçka ndodhur pas minutës 55’. Ishte Immobile që shënoi i pari, por vendasit përmbysin shifrat në 4-1 në harkun e 20 minutave. E pabesueshme, por ja që ndodh mrekullia dhe Salzburg pret nesër shortin.

Një fitore mjaft domethënëse ka marrë edhe Marseille ndaj Leipzig. Gjermanët kishin fituar ndeshjen e parë 1-0. Edhe në Francë shënojnë të parët, por vendasit përmbysin gjithçka në pjesën e parë në 3-1, për ta mbyllur në fund gjithë takimin në 5-2. 

Humbje edhe për ekipin pretendente, Atletico Madrid. Spanjollët janë mposhtur në Portugali 1-0 nga Sporting Lisbonë, por kishin fituar ndeshjen e parë në Madrid 2-0. Ka rrezikuar shumë Atletico Madrid, megjithatë kalon në gjysmëfinale.

Ndërsa Arsenal ka barazuar 2-2 në fundin e ndeshjes në Moskë, kur CSKA po udhëhiqte gjatë gjithë ndeshjes. Londinezët e kishin fituar ndeshjen e parë 4-1 dhe kalojnë në fazën tjetër.

Shorti i 4 ekipeve gjysmëfinaliste do të hidhet nesër në orën 13:00

Europa League, Lazio, Arsenal, Atletico Madrid

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?