Lazio bën ligjin në derbin e Romës, por supersfidës i mungojnë shqiptarët

16 Janar 2021, 10:49| Përditesimi: 16 Janar 2021, 11:50

  • Share

Lazio nuk e ka diskutuar Romën në derbin e kryeqytetit italian, duke e mposhtur me rezultatin e pastër 3-0. Skuadra e drejtuar nga Inzaghi u pa që në nisje, se ishte më e vendosur në fushë. Për të zhbllokuar takimin Lazio-s nuk iu desh shumë, pasi një gabim në mbrojtjen e verdhekuqve, u shfrytëzua siç duhet nga Imobile.

Deri në fundin e pjesës së parë Luis Alberto do të dyfishonte pas një asisti të Lazzari-t, ndërsa në pjesën e dytë do të ishte sërish spanjolli që do të vuloste shifrat përfundimtare me një gol të bukur nga jashtë zone. Për Lazio-n kjo ishte fitorja e tretë radhazi në Seria A që e ngjit në vendin e tretë në klasifikim, ndërsa për Romën një humbje që djeg shumë, sidomos për tifozët.

Vlen për t’u theksuar se derbit i munguan futbollistët shqiptar. Strakosha nuk ishte fare i grumbulluar për shkak të problemeve me klubin sipas mediave italiane. Sakaq Kumbulla, Alia dhe Muriqi e nisën sfidën nga stoli, me sulmuesin e përfaqësues së Kosovës, i cili luajti vetëm pak minuta si zëvendësues.

Ndërkohë skuadrat e tjera të vendeve të para në Seria A do të luajnë të dielën. Në 12:30 Napoli do të presë në San Paolo Fiorentinën, ndërsa në darkë do të jetë supersfida Inter-Juventus. Sakaq të hënën Milani kryesues udhëton në transfertë kundër Cagliarit.

Sakaq në Ligue 1 ndeshja e parë e javës së 20 mes Montpellier dhe Monaco-s ka përfunduar me shifrat 2-3. Për skuadrën e principatës golat i realizuan Volland dhe Ben Yedder ‘dopietë’. Me këtë fitore Monaco ngjitet në vendin e 4 në kampionat, me 4 pikë më pak se Lyon-i kryesues.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bogdani: 18/01/2021 16:46

    Lojtaret e sotem shqiptare jane te dobet psikologjikisht dhe me karakter destruktiv ballkanas. Sapo arrijne nje lloj suksesi ne karriere stopojne zhvillimin dhe i japin shume gojes. Ata qe u linden ne monizem, shumica mbyllnin gojen dhe silleshin si profesionista: Tare, Lala, Hasi, Strakosha (i ati), Bledar Kola, fituan vetem respekt aty ky luajten, etj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?