Lazanjë me kungull nga zonja Vjollca

7 Janar 2021, 11:29| Përditesimi: 7 Janar 2021, 11:30

  • Share

Lazanjë me kungull

Përbërësit:

Peta lazanjë

pak vaj ulliri

1 qepë e vogël

4-5 kunguj të njomë

1 topth djathi i tymosur

3 lugë gjelle parmixhano I grirë

kripë

Beshameli

70 gr gjalp

60 gr miell

1 litër qumësht

kripë, arrëmoskat

Përgatitja:

Lyejmë kungujt dhe 2 kunguj mesatar I grijmë në rende nga ana më e trashë e rendes. Ngrohim në tigan 2 lugë gjelle vaj ulliri dhe shtojmë në të kungullin e grirë, kripë dhe përziejmë e lëmë kungullin deri sa të përthithë lëngu I kungullit. Ndërkohë në një tigan salce përgatisim beshamelin, shkrijmë gjalpin dhe kaurdisim miellin pa I dhënë ngjyrë e lëmë miellin të ziejë në gjalp deri s të zverdhet. Shtojmë qumështin e ngrohtë duke e përzjerë vazhdimisht me tel vezësh, shtojmë kripë më pas shtojmë tek beshameli kungullin që kaurdisim në tigan. Ndërkohë një qepë të vogël të prerë në fije e kaurdisim në një tigan me 2 lugë gjelle vaj ulliri. Shtojmë në të kungujt e mbetur të prerë në feta rrumbullake I përziejmë mirë , I hedhim pak kripë I lëmë sa të ulim volumin. presim djathin e tymosur në kubikë të vegjël. Në një tepsi vendosim 2 lugë gjelle beshamel të përzjerë me kungull të grirë e hapim në të gjtihë sipërfqen e tepsisë vendosim petat e lazanjës të zbutura pak në ujë të nxehtë e lyejmë me beshamel shpërndajmë disa feta kungulli, shpërndajmë disa feta kungulli, shpërndajmë pak djath të tymosur ose përsëri vazhdojmë kështu me sa shtresa të dëshironi deri sat ë mbarojë beshmali pra petë-beshamel-kungull-djath I tymosur. Në fund e mbyllim po kështu duke shtuar dhe një shtrepse parmixhano.Vendosim lazanjën në furrën e parangrohur në temperaturë 190 gradë Celsius për 25-30 minuta.

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?