Lavrov: Rusia nuk është e pastër! Ne nuk kemi turp të tregojmë se kush jemi

16 Qershor 2022, 20:51| Përditesimi: 16 Qershor 2022, 20:53

  • Share

1654863763_Lavrov18022021800x450.jpg

Ministri i Jashtëm i Rusisë ka mbrojtur sërish veprimet e Moskës në Ukrainën fqinje, gjatë një interviste ekskluzive për BBC.

"Rusia nuk është e pastër," pranon Sergei Lavrov në përgjigje të një pyetjeje nga Steve Rosenberg. 

“Rusia është ajo që është. Dhe ne nuk kemi turp të tregojmë se kush jemi”, tha ai.

Ministri pretendoi se Kombet e Bashkuara po përdoren për të përforcuar lajmet e rreme nga Perëndimi, pasi u lexuan citate nga një raport i OKB-së që detajonte krimet e dyshuara të luftës ruse.

"Ne nuk kishim absolutisht asnjë mënyrë tjetër për t'i shpjeguar Perëndimit se zvarritja e Ukrainës në NATO ishte një akt kriminal". Tha Lavrov.

Rusia ka kundërshtuar zgjerimin drejt lindjes së NATO-s, një aleancë ushtarake prej 30 anëtarësh e vendeve perëndimore.


Lajmi kryesor:

Macron, Scholz dhe Draghi në Kiev, mbështesin kandidaturën e Ukrainës për t'u bashkuar me BE! Zelensky: Shtoni sanksionet ndaj Rusisë


E.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?