Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov thotë se Rusia do të jetë gjithmonë e gatshme për dialog, pavarësisht se forcat ruse kanë nisur një sulm të madh ushtarak në Ukrainë.
“Fatkeqësisht, miqtë tanë perëndimorë nuk e respektojnë ligjin ndërkombëtar, duke u përpjekur ta shkatërrojnë atë dhe të promovojnë atë që ata e quajnë ‘rend të bazuar në rregulla’”, thotë Lavrov, raporton agjencia shtetërore e lajmeve RIA Novosti.
“Ne patëm diskutime intensive dhe të detajuara me kolegët tanë amerikanë, me anëtarët e tjerë të NATO-s. Shpresojmë se ka ende një shans për t'iu rikthyer ligjit ndërkombëtar dhe detyrimeve ndërkombëtare”, tha ai.
Lavrov thotë se Rusia "do të jetë gjithmonë e gatshme për një dialog që do të na kthejë përpara drejtësisë dhe parimeve të kartës së OKB-së".
Lajmi kryesor: