Lavrov mbërrin në Pekin përpara vizitës së Putinit në Kinë

16 Tetor 2023, 09:41| Përditesimi: 16 Tetor 2023, 09:42

  • Share

Kreu i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov, ndodhet në Pekin, përpara vizitës së pritshme në Kinë të presidentit rus Vladimir Putin me rastin e një forumi ndërkombëtar për Rrugët e Reja të Mëndafshit.

Ministria e Jashtme ruse njoftoi se Lavrov kishte mbërritur në kryeqytetin kinez, së bashku me një delegacion rus. Pekini mirëpret përfaqësues nga 130 vende nesër të martën dhe pasnesër, si pjesë e aktiviteteve për dhjetë vitet e nismës “Një brez një rrugë”.

Është një plan ambicioz i vënë në zbatim nga presidenti kinez Xi Jinping pasi ai mori pushtetin në vitin 2012. Ai synon të përmirësojë lidhjet tregtare midis Azisë, Europës, Afrikës dhe më gjerë duke ndërtuar porte, hekurudha, aeroporte, etj.

Në shtator, Vladimir Putin i tha ministrit të jashtëm kinez Wang Yi se ai pranoi ftesën e homologut të tij Xi Jinping për të marrë pjesë në samit, raporton agjencia e lajmeve channelnews

Gjatë vizitës së liderit kinez në Kremlin në mars, në sfondin e izolimit të Rusisë nga Perëndimi, Moska dhe Pekini njoftuan forcimin e bashkëpunimit të tyre ekonomik dhe ushtarak në kuadër të miqësisë dypalëshe, e cila zyrtarisht përshkruhet si “pa kufij”.

Gjatë muajve të fundit, presidenti rus ka shmangur pjesëmarrjen në takimet ndërkombëtare jashtë kufijve të vendit të tij për shkak të një urdhër-arresti të lëshuar kundër tij nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC), e cila e akuzon atë për deportimin e fëmijëve nga Ukraina.

Pekini refuzon të dënojë luftën në Ukrainë ndërsa në të njëjtën kohë ofron mbështetje jetike diplomatike dhe financiare për Moskën.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?