Sergei Lavrov

Lavrov: Është absurde të thuhet se pas Ukrainës do të sulmojmë vendet e NATO-s

30 Janar, 13:28| Përditesimi: 30 Janar, 13:29

  • Share

Paralajmërimet e ngritura nga udhëheqësit dhe gjeneralët perëndimorë se Rusia synon të sulmojë vendet e NATO-s pas Ukrainës janë “absurde”.

Kështu deklaroi ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov në një tryezë të rrumbullakët me diplomatët për situatën në Ukrainë, raportojnë mediat e huaja.

“Ata thonë se nëse Rusia fiton dhe mbron interesat e saj në këtë luftë, atëherë vendet baltike, Suedia dhe Finlanda do të jenë të radhës. Absurditeti i deklaratave të tilla është i qartë për të gjithë, për këdo që ka sadopak kuptim të historisë dhe i kupton qëllimet që ne i vendosim hapur vetes", tha Lavrov, cituar nga agjencia Tass, duke shtuar se këtë hipotezë e ka mbështetur edhe presidenti amerikan Joe Biden.

Lavrov tha se ndër këto objektiva është luftimi i përpjekjeve për të “transformuar territoret moderne në të cilat rusët dhe popujt e tjerë të Rusisë kanë jetuar për shekuj në një trampolinë nga e cila NATO, e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, do të kërcënonte sigurinë e Federatës Ruse".

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?