Larushku pa energji gjatë atentatit ndaj Bejtjas! Shef i sektorit të vrasjeve: Dritat të shkëputura për dy orë, po hetohet si fakt

21 Mars, 21:58| Përditesimi: 21 Mars, 22:33

  • Share

Para se të ndodhte vrasja e Gentjan Bejtjas në oborrin e banesës së tij në Larushk të Fushë Krujës nuk ka patur energji elektrike dhe kamerat e sigurisë, nuk kanë filmuar.

Sheif i sektorit të vrasjeve në Policinë e Shtetit Festim Dumi, në “Frontline” në Report tv tha se po kryhen hetime edhe mbi këtë fakt.

Marsela Karapanço: Kanë nisur hetim për personin që ka stakuar energjinë elektrike?

Eksperti i kriminalistikës Artan Rexhepi: Për mua kjo histori ka filluar që nga vrasja e pronarit të hekurit. Po të isha titullar nga aty do e nisja hetimin, te dritat.

Festim Dumi: Po kryhen hetime, për rreth dy orë janë shkëputur dritat. Po kryhen verifikime edhe në lidhje me këtë fakt.


Lajmi kryesor:

Ekskluzive/ 'Frontline' rindërton skenën e atentatit ndaj Gentian Bejtjas në Fushë Krujë (Video)


B.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?