Foto ilustruese

Larje hesapesh mes klaneve mafioze malazeze/ Policia greke arreston 44-vjeçarin shqiptar i përfshirë në ekzekutime (EMRI)

1 Mars, 18:57| Përditesimi: 1 Mars, 19:02

  • Share

Policia greke ka arrestuar një shqiptar 44-vjeçar, i cili dyshohet se ka qenë i përfshirë në ekzekutimin e 4 anëtarëve të një klani mafioz malazez në periferi të Athinës. Abas Rabi, sipas Balkan Insight, kreu vrasjet në kryeqytetin  grek dhe në ishullin e Korfuzit në vitin 2020.

Policia thotë se Rabia ka ndihmuar në ruajtjen dhe transportin e armëve të përdorura gjatë vrasjeve në periferi të Athinës, si dhe në arratisjen e anëtarëve të bandës pas vrasjes në Korfuz, nga Sivota në Halkidiki dhe më pas jashtë vendit. Shqiptari u arrestua më 27 shkurt dhe në shtëpinë e tij u gjetën një armë, karikatorë dhe 40 fishekë.

Dosja i është dorëzuar prokurorisë, ndërsa shqiptari është dërguar për t’u marrë në pyetje. Viktimat e ekzekutuara në Greqi janë anëtarë të klanit mafioz malazez Sljara. Igod Dedovic dhe Stefan Stamatovic u vranë në një restorant në janar të vitit 2020, teksa po drekonin me familjet e tyre.

Në korrik të atij viti, dy anëtarë të klanit tjetër mafioz Skaljar, Alan Kozar dhe Damir Hadzic u vranë gjithashtu në një vilë në plazhin Halikouna të Korfuzit. Balkan Insight shkruan se pas vrasjeve fshihet një porosi me lvere 1.5 milionë euro, pjesë e një lufte mes dy klaneve famëkeqe, Kavaçi dhe Skaljarski.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?