Foto ilustruese

Largoi makinën nga parkimi i doganës në Kakavijë, pa autorizim arrestohet 59-vjeçari

11 Janar, 11:25| Përditesimi: 11 Janar, 11:27

  • Share

Një 59-vjeçar është arrestuar nga policia në Gjirokastër pasi ka larguar makinën nga vendparkimi i zonës doganore të PKK Kakavije, pa autorizim dhe pa paguar detyrimet.

59-vjeçari P.T, banues në fshatin Kurjan, Fier ishte shpallur në kërkim pasi më datë 07.01.2024, ka larguar automjetin tip “Toyota”, nga vendparkimi i Degës Doganore Kakavije, pa autorizim dhe pa paguar detyrimet.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 59-vjeçari transportonte me këtë automjet, bagëti të imëta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?