Largoi makinën e vajzës së tij që u përfshi në një aksident, lihet në ‘arrest shtëpie’ efektivi në Përmet

8 Maj, 10:45| Përditesimi: 8 Maj, 14:16

  • Share

Agjencia e Mbikqyrjes Policore, ka ekzekutuar vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë në Vlorë, për të lënë në arrest shtëpie, punonjësin e policisë Th.M, në komisariatin e Përmetit.

Sipas AMP-së, punonjësi i policisë, dyshohet se ka shpërdoruar detyrën dhe ka larguar nga vendi i aksidentit, makinën e vajzës së tij, e cila ishte përfshirë në një aksident automobilistik në rrugën Petran Përmet, duke  prishur kështu provat në vendin e ngjarjes.

‘AMP Vlorë-Gjirokastër ekzekuton vendimin e gjykatës për punonjësin e policisë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë-Gjirokastër) ka ekzekutuar urdhrin e Prokurorisë për zbatimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, e cila ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për punonjësin e policisë Inspektor Th.M., me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme/Trup Shërbimi në Postën e Policisë Këlcyrë, Komisariati i Policisë Përmet.

Punonjësi i policisë Th.M. dyshohet për kryerjen e veprave penale "Shpërdorim i detyrës" dhe "Largim nga vendi i aksidentit",  pasi ka kryer veprime të kundraligishme, duke larguar mjetin e vajzës së tij nga vendi i ngjarjes, e cila ishte përfshirë në një aksident automobilistik në rrugën Petran Përmet, duke  prishur kështu provat në vendin e ngjarjes.’- njofoton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?