Laboratorët mjekësor me PPP, pushohen nga puna 73 punonjës! Ish-deputeti i LSI: Ky është shpërblimi i qeverisë për heronjtë e heshtur

29 Korrik 2020, 15:26| Përditesimi: 29 Korrik 2020, 20:02

  • Share

Ish deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo ka publikuar një dokument të lëshuar nga Qendra Spitalore Nënë Tereza ku njoftohet largimi nga puna i disa mjekëve për shkak të mbylljes së laboratorëve të QSUT, pasi ky shërbim i kalon koncensionarit.

Në dokument shkruhet se në zbatim të kontratës për partneritetin publik privat për ofrimin e shërbimeve laboratorike, mbyllen laboratorët në QSUT dhe për këtë arsye shkarkohen nga puna 73 punonjës të shërbimeve laboratorike.

Vazhdojnë PPP-të dhe ja dëmi ndaj bluzave të bardha - 73 të larguar nga puna! Ky është shpërblimi që qeveria e paaftë u jep bluzave të bardha. Heronjtë e heshtur hiqen nga puna e detyrohen nga ky shtet të emigrojnë në Gjermani e në vende të tjera. Turp! Mbroni bluzat e bardha dhe jo PPP-të tuaja tek të cilat jeni vërsulur me garuzhde. Turp!”, shkruan Tavo.

Dokumenti i njoftimit te shkarkimit

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tosi: 29/07/2020 16:50

    Vallahi ketyre te leshitlikes ju qan zemra per popullin, i ka mesuar Nafije dybeku qe do te punesoje disa infermiere ne haremin erotik te Jales.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?