Sport

Largohen anglezët, dështon krijimi i Superligës Europiane

21 Prill 2021, 08:03| Përditesimi: 21 Prill 2021, 08:28

  • Share

Të 6 skuadrat angleze tërhiqen zyrtarisht nga projekti i Superligës Europiane të futbollit. Fillimisht Manchester City e më pas me radhë Arsenal, Tottenham, Liverpool, Manchester United e Chelsea kanë hequr dorë zyrtarisht nga projekti për kompeticionin e ri.

Nga 12 ekipe themeluese tashmë kanë mbetur 6.  3 spanjolle Real, Barcelona dhe Atletico Madrid. Po ashtu edhe 3 ekipet italiane Juventus,Inter e Milan. Superliga europiane duket një projekt i vdekur përpara se të lind. Në këto momente po mbahet mbledhje e klubeve themeluese dhe pritet një vendim. Projekti i Superligës europiane shkaktoi revoltë edhe të tifozëve mbi të gjitha në Angli dhe kundërshtinë e futbollistëve, UEFA-s, FIFA-s e politikanëve europianë.

Pas largimit te 6 ekipeve angleze dështon krijimi i Superligës Europiane. Edhe zyrtarisht nëpërmjet një komunikate klubet themeluese dorëzohen duke u shprehur se në këto kushte jemi të detyruar për të riformuluar projektin. Megjithatë vijon ideja për një format të ri në futbollin europian pasi aktuali sipas tyre nuk funksionon./Përgatiti Andi Kapxhiu

Ora 08:23
Dështon krijimi i Superligës Europiane, Duka: 'Super' Game over! Mbrojtëm vlerat e futbollit

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, njëherësh edhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv i UEFA-s,  ka përshëndetur vendimin e 6 klubeve angleze për t'u larguar nga iniciativa e nxitur e klubeve europiane për krijimin e Super Ligës. Tërheqja e tyre për që ky projekt të dështoi pa lindur ende, ndërsa Duka shprehet se ky vendim i skuadrave angleze solli sërish bashkimin dhe unitetin e futbollit duke mbrojtur vlerat e vërteta të saj.

" "Super" Game over!!! Iniciativa e nxituar e disa klubeve europiane për krijimin e te ashtuquajturës Super Lige dështoi. Përshëndes fort rikthimin ne sensin e arsyes te klubeve angleze, te cilat morën vendimin për t'u tërhequr nga kjo aventure dhe për tu ribashkuar me familjen tone, UEFA-n, një reflektim i menjëhershëm për te mos vijuar me rrugëtimin pa krye. Falenderime për te gjithë komunitetin e futbollit, i cili u bashkua në unitet e solidaritet unik për të mbrojtur vlerat e vërteta të trashëgimisë sonë më të çmuar, futbollit, lojës më të bukur në botë.

Falenderime të veçanta e mirënjohje për Presidentin Ceferin, UEFA-n, FIFA-n, konfederatat simotra, Federatat Kombëtare, qeveritë e vendeve përkatëse, Ligat Profesioniste, lojtaret, median dhe veçanërisht tifozët pasionante anembanë botes për një mbështetje te pakrahasueshme dhe për shpirtin e solidaritetit te treguar.

Jam i bindur se, si ne çdo moment te vështirë qe kemi hasur, edhe nga kjo sfide futbolli doli edhe me i forte! Se bashku jemi me te forte!

I.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?