Vesel Limaj

Largimi nga Tirana, Vesel Limaj kalon në elitën e Rumanisë

28 Janar 2023, 22:57| Përditesimi: 28 Janar 2023, 22:56

  • Share

Vesel Limaj ka arritur marrëveshjen me ekipin e elitës së Rumanisë, Hermannstadt. 26-vjeçari pak ditë më parë zyrtarizoi largimin nga Tirana në Superligë, teksa duket se ka gjetur strehë në ekipin e ngjitur këtë sezon mes më të mirëve të Rumanisë.

Mesfushori pritet të firmosë për një vit e gjysmë, duke u bërë afrimi më i ri i Hermannstadt. Pas Krasniqit, Idriz Bathës apo Erjon Hoxhallarit, Limaj bëhet shqiptari i radhës që bashkohet në këtë kampionat.

Këtë sezon Limaj zhvilloi 14 paraqitje në Superligë me Tiranën, teksa shënoi edhe një gol. Në karrierën e tij, Limaj ka luajtur me klube si: Cottbus, Hamburger 2, Horn, Bylis, Kukësi dhe Tirana. Pas 23 javëve në Rumani, ekipi i ri i Limaj mban vendin e 10-të me 24 pikë.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?