Largimi i Tritan Kalos nga Komiteti Teknik, reagon Manastirliu: Mirënjohje për kontributin e tij të vlefshëm

4 Mars 2021, 17:19| Përditesimi: 4 Mars 2021, 17:28

  • Share

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka reaguar pas largimit të mjekut infeksionist Tritan Kalo nga Komiteti Teknik i Ekspertëve. Manastirliu shkruan se është shumë mirënjohëse për kontributin e tij të vlefshëm, ndërkohë që shton se mjeku do të vazhdojë të japë kontributin e tij në shërbim të pacientëve, si gjithmonë me profesionalizmin dhe ndjenjën e lartë të përgjegjësisë.

Në fund të shkrimit, ministrja u bën apel sërish qytetarëve që të respektojnë masat, të mbajnë maskë, të respektojnë distancën dhe higjienën.

‘Një kafe pune me Prof. Tritan Kalon, që prej shumë kohësh i kemi periodike, për të ndarë mendime e këshilla. Mirënjohje për kontributin e tij të vlefshëm në Komitetin Teknik të Ekspertëve, përgjatë një viti sfidues dhe aspak të lehtë të përballjes me pandeminë Covid19. Prof. Kalo do vazhdojë të japë kontributin e tij në shërbim të pacientëve, si gjithmonë me profesionalizmin dhe ndjenjën e lartë të përgjegjësisë. Bashkë kemi një thirrje: Ju lutemi zbatoni masat: #Maskën #Distancën:#Higjienën#Bashkë do ia dalim!  Dhe në fund po ia huazoj me leje Prof. Kalos, atë shprehjen që përdor gjithmonë: “Together Forever”.#Krenare’- shkruan Manastirliu.


Lajmi kryesor:

Tritan Kalo largohet nga Komiteti Teknik i Ekspertëve: Politika na përçau! Kush e donte vendin tim e ka të lirë! Reagon Manastirliu: Mirënjohje për kontributin e vlefshëm


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?