Ronaldo dhe Mourinho

Largimi i Rudi Garcias, ofertë e çmendur për ribashkimin e Mourinhos me Ronaldon

12 Prill 2023, 17:02
  • Share

Barazimi 0-0 me Al Faiha do i kushtojë largimin trajnerit Rudi Garcia nga stoli i Al Nassr, skuadër kjo ku luan edhe Cristiano Ronaldo në Arabinë Saudite. Tanimë mediet në Europë bëjnë me dije se drejtuesit e klubit kanë shtuar kontaktet me Jose Mourinhon, trajnerin aktual të Romës.

Sipas "AS", sheikët nga Riadi janë të gatshëm t'i ofrojnë portugezit të stolit një pagë prej 100 milionë eurosh për dy sezone, duke tunduar edhe me një projekt serioz trajnerin.

Al Nassr pritet të dalë me një reagim në lidhje me situatën e trajnerit, teksa nëse Mourinho pranon të ulet në stolin e Al Nassr do ribashkohej me Cristiano Ronaldon dhe do bëhej tekniku më i paguar në botë.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?