Auron Miloti, trajneri i ri i Vllaznisë

Largimi i Mirel Josës, Vllaznia ndryshon pozicionet e stafit! Mësohet trajneri i ri

20 Mars 2023, 15:31| Përditesimi: 20 Mars 2023, 15:33

  • Share

Mirel Josa nuk është më trajneri i Vllaznisë. Pas afro 10 muajsh, 59-vjeçari dhe klubi shkodran kanë ndarë udhët, kjo pas humbjes 2-0 me Laçin në transfertë për javën e 26-të të Superligës.

Paçka zërave se Josa nuk ka pranuar largimin, fakt është se presidenti Alban Xhaferi ka vendosur tanimë për largimin e trajnerit, duke emëruar edhe pasardhësin e tij.

Në njoftimin e djeshëm të kuqebluve, thuhej se Auron Miloti dhe Vioresin Sinani do ishin zëvendësuesit e Josës. Duket se te Vllaznia kanë vendosur që drejtori sportiv Miloti të jetë trajner i parë dhe vendin e tij do e zërë Sinani.

Ish-bomberi tanimë ndryshon pozicion nga zëvendëstrajner, duke qenë se Miloti ka edhe eksperiencë në Austri si trajner. Duket se 48-vjeçari shkodran ka shansin e artë që të jetë në krye të ekipit. Me licencën UEFA Pro, Miloti ka drejtuar Feldkirchen në Austri, para se të rikthehej te Vllaznia në 2021.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?