Lukashenko

Largimi i Mc Donald’s nga Bjellorusia, Lukashenko: Falë Zotit! Ne dimë vetë si ta presim bukën përgjysmë

18 Nëntor 2022, 15:24| Përditesimi: 18 Nëntor 2022, 15:35

  • Share

“Edhe ne dimë ta presim bukën përgjysmë”. Kjo ka qenë përgjigjia e presidentit Bjellorus, Aleksandër Lukashenko pas lajmit se MC Donalds, do të largohej nga Bjellorusia për t’u zëvendësuar nga një markë ruse.


Nga 22 nëntori, 25 McDonald's në Bjellorusi do të operojnë nën markën “Vkusno i Tochka” , ndërmarrja ruse që mori përsipër menaxhimin e restoranteve të grupit amerikan në Rusi. Nuk u dha asnjë shpjegim lidhur me këtë vendim, por lidhet me situatën e luftës në Ukrainë.


"Faleminderit Zot, le të shkojë!" , tha Lukashenko sot, gjatë një takimi me punëtorët në sektorin agro-ushqimor. "Ne duhet të bëjmë vetë atë që bënte ky McDonald's. Ne gjithashtu dimë të presim bukën në gjysmë dhe të vendosim një copë mish, patate dhe sallatë brenda”, tha presidenti bjellorus.

Lukashenko ka qenë një prej mbështetësve kryesore të Vladimir Putin dhe ofensivës ruse në Ukrainë. Ai madje ka vënë në dispozicion territorin e Bjellorusisë për vendosjen e trupave ruse duke mos u ndalur nga sanksionet e ndërmarra nga vendet perëndimore.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?