Patozi: Për frymë popullsie i bie që më shumë po ikin demokratë nga parlamenti, se sa shqiptarë drejt Anglisë

8 Nëntor 2022, 13:46| Përditesimi: 8 Nëntor 2022, 14:25

  • Share

1667911607_astritpatozi.jpg

Astrit Patozi, ish-koordinatori i Bindjes Demokratike, thotë se me lënien e mandatit të dy deputetëve, Grida Dumës dhe Alfred Rushajt, duhet parë më thellë se cilat janë problemet brenda Partisë Demokratike.

"Lajmi është se po ikin. Po shoh se si po vrapojnë të gjithë për të gjetur se me kë do të bëhen zevendësuesit e Alfred Rushajt dhe Grida Dumës nga lista grupit parlamentar të PD, me foltoren e Doktorit apo me antifoltoren e "Alibashës".

Ndërkohë që lajmi është se çfarë ka ndodhur në atë parti, prej të cilës edhe deputetët po largohen në tufa. Saqë ngjasojnë me ata shqiptarët e dëshpëruar që lënë atdheun përditë duke kaluar La Manshin me gomone, pa e kthyer fare kokën mbrapa. Për frymë popullsie i bie që më shumë po ikin demokratë nga parlamenti, se sa shqiptarë drejt Anglisë", shkruan Patozi.

 


Lajmi kryesor:

Grida Duma lë mandatin e deputetes: Kam bërë gjithçka për një PD pro SHBA, nuk shmanga dot një '6 mars të dytë'! Nuk mund të vegjetoja më (VIDEO)


G.MO//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?