Deputeti i Partisë Socialiste, Lavdrim Krashi në emisionin ‘Repolitix’ u shpreh se shqiptarët mund të kërkojnë një punë në mënyrë më dinjitoze në Britaninë e Madhe. Megjithatë problem tha Krashi është edhe fakti se Britania nuk hap rrugë për të bërë viza.
‘Ka rreth 2 mln vende pune bosh në Britani e Madhe. Por problemi është se Britania nuk hap rrugë për të bërë për viza. Të kërkojnë një vend pune në mënyrë dinjitoze. Nuk po them se pjesa më e madhe po ikën. Njoh shumë njerëz që janë kthyer në vendin e tyre, ka edhe histori suksesi. Ne s’mund t’i ndalojmë qytetarët të largohen nga Shqipëria, por duhet të themi se sa i rrezikshëm është kalimi i Kanalit të La Manshit. Pjesë më e madhe e shqiptarëve në Britani janë të integruar, taksapagues dhe neve na bëjnë shumë krenar.’- tha Krashi.
Lajmi kryesor:
Emigrimi në Britani, debati në Repolitix/ Shabani: Po bullizohen fëmijët shqiptarë, u thonë se kanë prindërit kriminelë! Mane: Të tentohet liberalizimi i vizave
M.Q.//ReportTv.al