Futbollisti senegalez i Bayern-it Sedio Mane

Larg pritshmërive, Mane: Nuk po përshtatem, te Bayern-i stërvitjet si askund tjetër

4 Tetor 2022, 15:40| Përditesimi: 4 Tetor 2022, 15:42

  • Share

Po të mos ishte për ndeshjen e fundit kundër Leverkusen në Bundesligë ecuria do ishte shumë më e zymtë për Sedio Mane, futbollistin e Bayern Mynchen të marrë ngë Liverpool dhe të cilësuar si një nga blerjet më të mira të merkatos. Aventura e re nisi në mënyrë mbrslënëse, por duket se ishte vetëm mjalti, pasi kur përfundoi kritikat vërshuan lumë mbi senegalezin.

Para sfidës së fundit Mane kishte 5 ndeshje pa realizuar dhe të mendosh se erdhi të zëvendësonte Leëandoëskin. Në një intervistë të fundit 31-vjeçari ka zbuluar arsyen e kësaj thatësire, ndërsa ka shtuar se stërvitja te Bayern Mynchen është e një tjetër niveli.

“Nuk është e lehtë të kalosh nga një klub në tjetrin, ambientimi është i vështirë. Kanë qenë 8 vite të shkëlqyera në Angli (6 me Liverpulin dhe 2 me Sauthemptonin), tashmë jam në vend tjetër. Ndonjëherë gjërat ndryshojnë shumë shpejt dhe ti papritur ndodhesh diku tjetër, kështu mund ta përkufizoj edhe rastin tim në ‘Allianz Arena’,”- pohoi senegalezi.

30-vjeçari tregoi edhe seancat përgatitëse në klubin e ri: “Ajo që më befason më shumë është uria e lojtarëve në këtë klub, të gjithë japin maksimumin, jo vetëm në ndeshje, por edhe në seancat stërvitore. Të luash përkrah lojtarëve kaq të talentuar është më tepër kënaqësi, sesa përgjegjësi,”- përfundoi Mane për kanalin “UEFA.com”.

 

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?