Larg familjes! Mjekët u dhurojnë pacientëve me COVID simbolin e Pashkës, Manastirliu: Jeta do triumfojë

12 Prill 2020, 11:01| Përditesimi: 12 Prill 2020, 16:07

  • Share

Mjekët dhe infermierët në spitalet COVID te Infektivi dhe Sanatoriumi po kujdesen për pacientët e infektuar me koronavirus edhe në aspektin psikologjik. Për besimtarët katolikë sot është ditë e veçantë, pasi janë Pashkët dhe e gjithë familja duhet të jetë rreth tryezës.

Por për ata që janë në pamundësi, si në rastin e të infektuarve me koronavirus ka menduar stafi mjekësor, që i ka surprizuar duke u dhuruar simbolin e kësaj dite, vezën e Pashkës. Ministrja e Shëndetësisë ka postuar fotot, ndërsa shkruan se jeta do të triumfojë kudo dhe kurdoherë.

"Siç thotë Papa Françesku: “Fjala e fundit nuk do t’i mbetet as errësirës dhe as vdekjes”. Në këtë ditë simbol të triumfit të jetës mbi vdekjen, mendimet tona shkojnë për ata që sakrifikojnë e sakrifikohen në spitalet tona, në këto ditë të vështira në përballjen me Covid19. Ky gjest domethënës në spitalin Covid1 “Spitali Infektiv” na jep shpresë dhe forcë, se do t’ja dalim bashkë që jeta të triumfojë kudo dhe kurdoherë" shkruan ministrja.


Postim i ministres se Shendetesise Ogerta Manastirliu

Komento

Komente

  • Durrsaku: 12/04/2020 16:30

    Sherim te shpejte te semureve ne spitale ne kete dite te madhe te ringjalljes se Jezusit.

    Përgjigju
  • Alban Borshi: 12/04/2020 11:41

    Mirenjohje e respekt per Shpirtin, Dijen e Sakrificat e Mjekeve tane Profesioniste, te mencur e stoike ne Frontin e Luftes per Jeten.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?